Kaka krijon futbollistin perfekt dhe lë jashtë përzgjedhjes Ronaldon

Kaka u thirr të krijonte futbollistin perfekt duke marrë karakteristika nga ata që i konsideron më të mirët në çdo fushë. Legjenda braziliane e shpërfilli plotësisht bashkëlojtarin e tij prej katër vitesh tek Reali Madridit, Cristiano Ronaldo.

Përkundrazi, në pjesën e aftësive teknike, ai zgjodhi Lionel Messin, duke theksuar se komentet janë të panevojshme për argjentinasin.

Ish-asi i Milanit dhe Realit zgjodhi shpejtësinë e Kylian Mbappe, fuqinë e Erling Haaland, këmbën e majtë të Marcelos dhe të djathtën e Neymar , ndërsa për inteligjencën e futbollit zgjodhi Kevin De Bruyne , duke thënë se “…ai mund të shohë ndeshjen para lojtarëve të tjerë, prandaj ai është i veçantë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GOAL (@goalglobal)