Gara për titull, Partizani nis përgatitjet në Antalia, përcaktohen dy miqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2024, 09:54
Partizani nis përgatitjet në Antalia, për të qenë gati për garën drejt titullit në gjysmën e mbetur të sezonit. Të kuqtë zbarkuan në tokën turke dhe nuk humbën kohë, por zhvilluan menjëherë seancën e parë stërvitore.
Ekipi do të vijojë të punojë me intensitet të plotë gjatë fazës përgatitore, sipas planit të përcaktuar nga trajneri Orges Shehi dhe stafi i tij.
Gjithashtu, klubi ka programuar edhe zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore. Testi i parë do të jetë kundër azerëve të Neftçi Baku, teksa më pas skuadra do të përballet me holandezët e Volendam.
