Benzema mbyll Instagramin dhe largohet nga Arabia, menaxheri flet për të vërtetën...

Sulmuesi  njohur, Karim Benzema, ka mbyllur llogarinë e tij në rrjetin social "Instagram", teksa mediet arabe bëjnë me dije se ai është kthyer në Francë. Por sot ka reaguar një anëtar i Al Ittihad për Asharq al-Awsat.

“Benzema kërkoi tre ditë pushim për shkak të rrethanave të veçanta.

Ai shkoi në Madrid të enjten në mbrëmje. Karim është një lojtar shumë i mirë, profesionist dhe mbetet i lidhur me ekipin”, tha një prej drejtuesve të lartë të kompanisë.