Irani: Vrasja e nënkryetarit të Hamasit nga Izraeli është një "operacion frikacak terrorist"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2024, 14:08
Izraeli e përshkroi vrasjen nga Irani të zyrtarit të Hamasit Saleh al-Aruri në Bejrut si një “operacion frikacak terrorist”.
“Regjimi sionist nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e tij pas javëve të krimeve të luftës, gjenocidit dhe shkatërrimit në Gaza dhe Bregun Perëndimor, pavarësisht mbështetjes së drejtpërdrejtë të SHBA-së.
Veprimtaria e keqe e makinerisë terroriste të këtij regjimi terrorist në vendet e tjera është një kërcënim real për paqen dhe sigurinë dhe një alarm serioz për sigurinë e vendeve të rajonit”, tha Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, sipas Times of Israel.
Sulmi që vrau al-Arurin brenda Libanit ishte një “operacion frikacak terrorist”, përfundoi ai.

