Varret që ngrenë pikëpyetje në Uells/ Skeletët janë gjetur ë vendosur në pozicione të ndryshme

Rreth 70 varreza të rralla mesjetare janë zbuluar në Uells, që kanë ngritur pikëpyetje të shumta për shkak të pozicioneve të skeleteve që janë gjetur brenda

Arkitektët kanë mbetur të habitur nga një varrezë masive mesjetare që është zbuluar në Uells.

Mendohet se daton në shekullin e 6-të ose të 7-të dhe deri tani janë gërmuar 18 nga 70 varret që janë gjetur.

Disa nga skeletet e ruajtura mirë janë pozicionuar të shtrirë në mënyra të pazakonta dhe gjithashtu kanë dalë në pah artefakte të veçanta.

Varrezat shtrihen në një fushë në terrenin e Kështjellës Fonmon, në fund të pistës në aeroportin e Kardifit.

Gërmimi ka filluar të zbulojë më shumë rreth këtij komuniteti të lashtë, por gjithashtu po ngre pyetje.

Studiuesit thonë se skeletet janë në gjendje të mirë pavarësisht se janë rreth 1500-vjeçarë, teksa japin të dhëna se si këta njerëz kanë jetuar dhe punuar.

Por disa nga skeletet po paraqesin një enigma, ata janë të shtrirë në një shumëllojshmëri pozicionesh.

Disa janë të rrafshët në shpinë, normale për periudhën, ndërsa të tjerët janë të vendosur anash, dhe disa janë varrosur në një pozicion të përkulur me gjunjët e tyre të ngjitur në gjoks.

Arkeologët nuk janë të sigurt se çfarë do të thotë kjo.

A u përdorën varrezat për një periudhë të gjatë kohore pasi praktikat e varrimit po ndryshonin? Apo disa njerëz po shënoheshin si të ndryshëm?

Disa specialist në arkeologjinë mesjetare të hershme thonë se ndryshe nga varrezat tani, ky nuk duket të jetë vetëm një vend për asgjësimin e të vdekurve.

Copëzat e gjetura Brenda varrezave massive sugjerojnë se njerëzit aty i përkisnin një statusi të lartë shoqëror.

Nevojiten kërkime të mëtejshme për të marrë një datë më të saktë se kur varreza ishte në përdorim, dhe analiza e ADN-së do të zbulojë më shumë rreth skeleteve të varrosura atje.