OBSH denoncon sulmet kundër Gjysmëhënës së Kuqe në Gaza

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) denoncoi të martën mbrëma goditjet “të egër” të pësuar nga objekti i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Duke dënuar sulmet “kundër spitalit Al Amal” ku ndodhej një qendër stërvitore e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, drejtori i përgjithshëm i organizatës Tedros Adhanom Ghebreyesus nënvizoi përmes X: “bombardimet e sotme (dmth. të djeshme) janë të egra. Sistemi shëndetësor i Gazës është tashmë në gjunjë dhe punonjësit e shëndetësisë dhe të ndihmës janë vazhdimisht të penguar në përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë për shkak të armiqësive.”

“Sulmet, sipas PRCS, vranë të paktën pesë civilë, duke përfshirë një foshnjë 5-ditore. 14,000 njerëz po strehoheshin në spitalin e qytetit të rrethuar në jug të Gazës. Shumë prej tyre tani janë zhdukur dhe ata që kanë mbetur kanë frikë të madhe për sigurinë e tyre dhe planifikojnë të largohen nga një vend ku ishin drejtuar për strehim dhe mbrojtje.

Unë i bashkohem thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim të menjëhershëm, duke përfshirë veprime urgjente për të siguruar rrjedhjen e shpejtë dhe të papenguar të ushqimit, furnizimeve mjekësore, ujit dhe gjërave të tjera thelbësore për miliona civilë të detyruar të jetojnë në kushte të papërshkrueshme urie, përhapje të sëmundjeve dhe mungesës së kanalizimeve dhe higjienës.

Gazanët ende po marrin vetëm një pjesë të furnizimeve në të cilat kishin akses para luftës, ashtu siç po evakuohen vetëm një pjesë e banorëve të Gazës që kanë nevojë për evakuim mjekësor.

Kjo është e papranueshme në dritën e katastrofës së tmerrshme humanitare që ka ndodhur gjatë tre muajve të fundit”, shton kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.