Shtiu me armë në aheng familjar, arrestohet mërgimtari në Podujevë

Një mërgimtar nga Gjermania është arrestuar në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se ai dyshohet se ka festuar me armë në një aheng familjar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas gjerman, pasi kishte shtënë me armë në një aheng familjar. I njëjti e ka dorëzuar një pistoletë me gaz, si dhe një karikator. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.