Babai raporton dhunën psikike nga djali dhe bashkëshortja e tij në Klinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2023, 11:20
Një person ka raportuar se vazhdimisht djali dhe bashkëshortja e tij i ushtrojnë dhunë psikike .
Sipas raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00, në Klinë.
Po ashtu në raport thuhet se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga dy të dyshuarit kosovar (djali dhe bashkëshortja e djalit). Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
