NË SHESH PA FATURË/ Kioskat e bizneset lëvizëse të festave nuk lëshojnë kupon tatimor

Në këto ditë festash në sheshin Skënderbej janë vendosur këndet e lojërave për fëmijë e të rritur, por edhe kioskat për të kaluar disa momente festive.

Por jo të gjithë prej këtyre biznese presin kuponin tatimor për shitjen që kryejnë.

Tregtarët e kanë gjetur mënyra për të evituar deklarimin e xhiros.

Në një investigim që Ora News bëri rezultuan se biznese me emër japin shërbimin për klientët por jo kupon tatimor.

Segafredo është një ndër bizneset që klientët shkojnë pasi marrin kafen dhe ujin nuk japin faturë.

Mokador është një tjetër bar kafe e vendosur në qendër ku sërish klientët dalin pa kupon tatimor madje edhe pse vëzhgimi është bërë në dy ditë të ndryshme në këtë biznes në asnjë nga ditët nuk jepet kupon tatimor.

Si këto të dy janë dhe disa të tjerë.

Nëse ju blini ushqim bukë me salcice apo ndonjë lloj ushqimi tjetër pasi merr shërbimin nuk pajisesh me kupon ashtu sic ndodh në këtë biznes.

Petulla te Daja një tjetër kisokë që nuk lëshon kupon.

Kokoshka popcorn një tjetër ku ti nuk merr kupon.

Lojra pa fund por dhe pse në mes të Tiranës nëse ju shkoni në shooter sërish pasi të luani nuk merrni kupon.

Ora News shkoi pranë këtyre bizneseve për ti pyetur në lidhje me këtë fakt ku pas kamerave disa u justifikuan me bllokimin e kasës e disa të tjerë nuk e pranuan madje kërkuan të shikonin videon duke dyshuar në vëretësi.

Këto lloj abuzimesh kryen në mes të sheshit ditë e natë pa frikë duke shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit dhe duke shkelur detyrimin e fiskalizimit si një mision për uljen e informalitetit.

E pavësisht kësaj nuk ka as tolerim në cmimet në këto prag festash.

Tashmë i përket organeve tatimore që më tej të verifikojnë në terren situatën për të realizuar edhe misionin se kush nuk merr kuponin tatimor nuk e ka detyrim të paguajë shërbimin e marrë.