Zikaltërit zyrtarizojnë rinovimin me mbrojtësin

Ditë e rëndësishme në shtëpinë e Interit. Klubi zikaltër ka njoftuar për rinovimin e një tjetër futbollisti, pas nënshkrimit të Dimarcos.

Skuadra nga Milano do të vazhdojë bashkëpunimin me Darmian, të paktën deri në vitin 2025. Mbrojtësi anësor po luan sezonin e katërt te Interi dhe sa herë i është dhënë mundësia, ka ndihmuar ekipin për arritjen e objektivave. Në këtë edicion, lojtari ka zhvilluar 17 ndeshje.

“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Interit, jam i lumtur që do të vazhdoj kët aventurë me ju. Forza Inter!” – dëgjohet të thotë ai.

“FC Internazionale Milano njofton se janë plotësuar kushtet për vazhdimin e kontratës së lojtarit Matteo Darmian: mbrojtësi i lindur në vitin 1989 do të jetë me zikaltërit deri më 30 qershor 2025” – shkruan klubi.