Tashmë është zyrtare, Riquelme bëhet presidenti i Boca Juniors
Juan Roman Riquelme është presidenti më i ri i Boca Juniors.
Ish-lojtari dhe ikona e klubit mundi Andreas Ibarra në zgjedhjet historike të klubit, me 46,400 vota.
Ishin zgjedhjet më të mëdha për sa i përket frekuentimit në futbollin argjentinas, e dyta më e madhe në botë, pas zgjedhjes së Sandro Rochelle në Barcelonë në vitin 2010 me 57 mijë vota.
Mandati i ri do të zgjasë deri në fund të vitit 2927. Deri më tani, Riquelme ka qenë nënkryetar nën drejtimin e Jorge Ameal, i cili ka ndërruar pozicion dhe do të jetë nënkryetar në ciklin e ardhshëm.
Dhjetë ditë pas zgjedhjeve historike të Boca Juniors, u bë transferimi zyrtar i drejtuesve dhe pavarësisht mungesës së tij në eventin e mbajtur në La Bombonera, Riquelme tashmë është zyrtarisht presidenti i ri i klubit.
Presidenti i ri do të marrë skeptrin nga nënpresidenti aktual, Jorge Ameal, në ditët e para të janarit 2024, kur do të drejtojë personalisht Bordin e ri të Drejtorëve.
????OFICIAL: JUAN ROMÁN #RIQUELME ES PRESIDENTE DEL CLUB ATLÉTICO #BOCAJUNIORS.
— Boca Juniors - La12Tuittera (@la12tuittera) December 27, 2023
▶️No hacía falta su presencia. Los apoderados firmaron todo y se hizo el traspaso. Jorge Amor #Ameal pasa a ser vicepresidente del club. Ambos hasta diciembre de 2027.
????DETALLE: Román NO formó parte… pic.twitter.com/HTqvGlJ5oH
