Tymi mbulon fushën, ndeshja Genoa-Inter ndërpritet për pak minuta

Ndeshjet e kësaj të premte në Serinë A shohin të luhen në darkë dy sfida shumë interesante.

Interi kryesues luan në transfertë ndaj Xhenoas, një skuadër mjaft në formë, ndërsa Lacio pret Frozinonen.

Pikërisht ndeshja Genoa-inter është ndërprerë për pak çaste, për shkak të tymit që mbuloi fushën.

Gjyqtari kryesor ka vendosur të ndalohet ndeshja për disa minuta, pasi tifozët e Genoa kanë mbushur stadiumin me tym prej flakadanëve dhe asgjë nuk shihet në stadium.