“Dhurata e dashuri për festa”, Arkend Balla i vjen në ndihmë Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës

Fëmijët me aftësi të kufizuar, por edhe të rritur, që marrin shërbim psiko-social dhe shëndetësor në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial në Durrës, nuk festuan të vetëm në këtë fund viti.

Deputeti i Partisë Socialiste, Arkend Balla, nisi një fushatë në ndihmë të tyre. “Dora e ngrohtë” mblodhi donacione nga biznese dhe individë me të cilat u blenë tryeza, krevatë, dollapë dhe ndihma të tjera për të plotësuar nevojat e Qendrës.

Ditën e sotme deputeti Balla zhvilloi një vizitë në Qendër ku dhe shpërndau ndihmat e mbledhura nga fushata.
Për të zbukuruar festën e fëmijëve me aftësi të kufizuar u organizua dhe një festë me animator.