“Gaz paç o moj Shkodër”/ Dy orë humor e këngë në Teatrin “Migjeni”
Në dy orë artistët profesionistë por edhe ata të rinj kanë sjellë në skenë realitetin e ditëve të sotme përmes gjuhës së humorit.
Për rreth dy orë publiku shkodran shijoi lojën e aktorëve të rinj dhe të atyre që e kanë mbajtur skenën në këmbë për vite me radhë
“Gaz pac o moj Shkodër” u quajt eventi në 65-vjetorin e Estradës Profesioniste, e ashtu si e do tradita interpretimi i realitetit të sotëm u soll përmes gjuhës që vetëm ata dinë ta thonë.
Nuk munguan as këngët.
Zyliha Miloti, Drande Xhaj, Besnik Çinari dhe Edmond Halili edhe një herë treguan finesën e tyre.
Për publikun shkodran thonë se është i pazëvendësueshëm.
Por më krenar janë edhe për trupën e re që po ngjitet në skenë.
Kjo variete do të vijë për publikun shkodran edhe tre netë të tjera me radhë, në regjinë e drejtorit të teatrit “Migjeni”, Arian Çuliqi.


