Nis edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH, 16 këngëtarë interpretojnë natën e parë

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH çeli siparin mbrëmjen e djeshme. Nën moderimin e Kledi Kadiu, Adriana Matoshit, Krisa Caushit dhe Xhuliano Xhules, mbrëmja e sotme premtoi plot surpriza dhe momente emocionuese.

Në skenën e “Pallatit të Kongreseve” u ngjitën në natën e parë 16 këngëtarë, në garën për të lënë gjurmën e tyre në muzikën shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt edicionit të 68-të të Festivalit Europian, që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Në natën e parë në skenën e festivalit performoi edhe këngëtari i famshëm italian, Umberto Tozzi, i cili solli një kolazh të hiteve të tij ndër vite.

Në natën e parë performuan artistët Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.

Ndërsa anëtarët e jurisë janë Aleksandër Gjoka, Indrit Mesiti, Adelina Ismajli, Fitnete Tuda, Elena Kadare, Natasha Lako, Anila Aliu, Shpëtim Kushta, Victor Van Vought, Zana Shuteriqi dhe Shkumbin Ahmetxheka.

Juria do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit. Ndërkohë, edhe këtë vit do të jetë publiku, i cili do të vendos se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Votimi do hapet në fund të natës së dytë, pasi janë shfaqur të 31 këngët konkurruese. Votimi do të qëndrojë i hapur deri në fund të natës finale ku do të shpallen edhe fituesit e kësaj gare plot emocione.