Si u zbulua vdekja e Ergys Dashit: 9-muajshe shtatzënë, më sollën foto të vrarë të babait të fëmijës” Rrëfimi Tragjik i Xhoanës së Love Island
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2023, 22:46
E ftuar në “Glamour” me moderatoren Ester Bylyku, Xhoana Kurti mes emocionesh tregoi momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e Ergys Dashit.
Xhoana: Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion.