FOTO/ Si dy pika uji, Efi na prezanton me nënën e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2023, 17:14
Ish banorja e spektaklit televiziv "BBV2", Efi Dhedhes bëri për vete një publik të gjerë, të cilët vazhduan ta përkrahin atë edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ndonëse tashmë një personazh i njohur, Efi ka zgjedhur që të mbaje larg vëmendjes publike familjen e saj dhe të dashurin e saj, identitetin e të cilit akoma nuk e ka bërë publike.
Por mesa duket se ajo i ka “thyer rregullat” dhe së fundmi ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, një foto me nënën e saj, teksa ndodheshin në shtëpi së bashku.
Në pamjet e publikuara nga Efi, vërehet qartë ngjashmëria e madhe që ajo ka me nënën e saj.
“Sado të rritem ti më qetëson mama”, ka shkruar ajo krahas fotos duke treguar lidhjen e fortë që ka me të ëmën.

