VIDEO/ Kritikoi prekjet e tyre sensuale, Buçi vë në siklet Lindën: Burri si t’u ndje kur puthe…

Ditët e fundit në spektaklin televiziv "BBVK2", ka pasur debate dhe dinamika shumë të forta.

Në një rrëfim me Buçin dhe disa banorë të tjerë, Santiana dashur pa dashur ka zbuluar një sekret të Lindës, duke thënë se ajo është biseksuale.

Teksa po bisedonte në ambientet e shtëpisë, Buçi e ka pyetur personalisht Lindën lidhur me këtë deklaratë të bërë nga Santiana, për të mësuar të vërtetën.

“A ke vallëzuar ndonjëherë në videoklipet e tua?” e pyeti ai. Përgjigja e Lindës ishte plot besim dhe pa hezitim: “Po, madje në klip edhe e kam puthur një femër. I pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti im”. 

Kjo përgjigje ka bërë që Buçi të vetëmbrohet për situatën që pati me Santianën dhe e pyeti Lindën sesi i'u ndje burri kur puthi vajzën.

Linda u përgjigj e qetë duke i thënë që burri i saj kishte qenë dakord me këtë gjë ndërsa partnerja e Buçit jo.