AI ''skanon'' veprën e Raphael/ Studimi: Një pjesë e veprës "Madonna e Trëndafilit", jo e pikturuar nga Raphaeli

Një pikturë 500-vjeçare e Raphaelit është pjesërisht vepër e një artisti tjetër, ka dalë në konkluzion një studim i ri bazuar në inteligjencën artificiale

Një ekip i udhëhequr nga shkencëtarët e Universitetit të Bradfordit në Angli përdori inteligjencën artificiale për të përcaktuar se fytyra e Jozefit në "Madonna della Rosa" ("Madonna e Trëndafilit") ishte pikturuar edhe nga dikush tjetër përpos mjeshtrit të Rilindjes.

Drejtor i Qendrës së AI të universitetit ka shpjeguar për CNN se kishte zhvilluar një algoritëm për të njohur pikturat e vërteta të Raphael, me saktësi 98%.

‘Analizojmë 4 mijë parametra të tillë si goditjet e penelit, gamë ngjyrash dhe nuanca për të përcaktuar nëse një pikturë është plotësisht e tij’, ka vijuar ai, duke shtuar se algoritmi arrin të identifikojë detaje që janë përtej aftësive të syrit të njeriut.

Bashkëautorët e studimit janë shprehur të sigurt se analiza e programit artificial të punës tregon përfundimisht se tre figurat e Madonës, Krishti Child dhe Shën Gjon Pagëzori janë pikturuar pa mëdyshje nga Raphaeli, ajo e Shën Jozefit nuk është pikturuar nga dikush tjetër.

Madonna e Trëndafilit, që ndodhet në muzeun del Prado në Madrid, ka qenë prej kohësh objekt debati, teksa gjetjet nxitën kritika nga disa historianë të artit.

Raphaeli është një nga mjeshtrit më të mëdhenj të Rilindjes dhe jetoi nga viti 1483 deri në vitin 1520. Italiani njihet gjerësisht për vepra të tilla si "Shkolla e Athinës" dhe "Tre Hiret".