VIDEO/ U tall me fytyrën e saj, ish-banorja reagon ashpër ndaj Albës
Banorja e spektaklit televiziv "BBVK2", Alba Vukaj, është tallur së fundmi me ish-banoren nga edicioni i parë, Ledi Vokshin.
Ajo i drejtohet kamerës, duke thënë se ta dërgojë edhe një herë te "Vëllai i Madh", për t’ia ndryshuar fytyrën.
Për këtë nuk ka munguar një reagim nga ish-konkurrentja, e cila u shpreh e revoltuar me konkurrenten.
“Më kanë ardhur mesazhe që Alba Vukaj është tallur me fytyrën edhe me hundën time. E dashur faleminderit që më mban në gojë. Fytyrën time mirë keq e ka bërë zoti.
Me hundën time kam pasur probleme dhe e kam bërë 2 herë operacion edhe akoma kam probleme. Vend që të merresha me operacione të bëhesha e bukur vendosa të investoja në njohurin dhe trurin tim.
Vendosa të investoja në biznese jo që të bëhem e pasur po që të hapja vende pune për ato që kanë nevojë. Disa investojnë në njohuri, disa në bukuri. Ti zemra vogel ke bërë zgjedhjen e gabuar të tallesh me njerëz.
Të sygjeroj si mentore që jam kur të dalësh të investosh më shumë në veten tënde të brendshme sesa të jashtme. Rrespekte”, tha Ledi.
View this post on Instagram
