Sekuestrohen 500 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit

Hetuesit doganorë holandezë kanë gjetur rreth 500 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit me një vlerë të shitjes me pakicë prej rreth 37,5 milionë euro (41 milionë dollarë), njoftoi zyra e prokurorit publik në Roterdam.

Droga thuhet se ishte e paketuar në thasë dhe e fshehur në fuçi me reçel.

”Kontejneri vinte nga Kolumbia dhe ngarkesa do t’i dorëzohej një kompanie holandeze, por kjo ndoshta nuk kishte të bënte me kontrabandën e drogës”, shpjegoi zyra e prokurorit publik.

Porti i Roterdamit është një nga portet kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë.