Forcat izraelite zbulojnë një rrjet tunelesh në Gaza me hyrje të lidhura me shtëpitë e liderëve të Hamasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2023, 09:07
Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një rrjet tunelesh në zemër të qytetit të Gazës me hyrje të lidhura me shtëpitë e udhëheqësve të Hamasit.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pretendojnë se udhëheqësit e Hamasit kanë përdorur rrjetin e tuneleve çdo ditë dhe në raste urgjente.
Tunele janë të pajisura me shkallë spirale, me dyer të forta kundër shpërthimit, energji elektrike dhe sistem hidraulik.
