Protesta kundër masave ekonomike në Argjentinë, mijëra persona marshojnë në kryeqytet
Mijëra protestestues kanë dalë në rrugët kryesore të kryeqytetit të Argjentinës kundër politikave të qeverisë së re në lidhje me ekonominë e vendit.
Mediat raportojnë se kryesisht protesta ishte paqësore por nuk munguan as incidentet dhe përplasjet me policinë, që janë pasur me dhjetëra arrestime.
Marshimi i së mërkurës u drejtua nga grupe që përfaqësojnë të papunët, përplasën enë kuzhine dhe bënë thirrje kundër qeverisë.
Presidenti Javier Milei, i ardhur në pushtet afro 10 ditë më parë, njoftoi nisma gjithëpërfshirëse për të transformuar ekonominë në vështirësi të Argjentinës, duke përfshirë lehtësimin e rregulloreve qeveritare dhe lejimin e privatizimit të industrive shtetërore si një mënyrë për të nxitur eksportet dhe investimet.
Autoritetet i lejuan protestuesit për të marshuar dhe qëndruar në sheshin kryesor të Buenos Aires, por paralajmëruan për ndërprerje të ndihmës sociale pë rata që do të bllokonin rrugët.
Pak orë pasi rrugët u dyndën me njerëz, Milei njoftoi masat shtesë në një fjalim televiziv.
Përafërsisht 300 ndryshimet do të caktojnë shumë kompani qeveritare për privatizim dhe do të lehtësojnë mbrojtjen për qiramarrësit, punonjësit dhe blerësit.
Në fund të demonstratës, organizatorët u bënë thirrje sindikatave të vendit të shpallin një grevë të përgjithshme.
