Për një pamje ndryshe/ Beyonce kombinon pantallonat e shkëlqyeshme me një bluzë të tejdukshme

Festat po vijnë dhe dyqanet janë mbushur me fustane të kuq, fustane të zinj, komplete dhe veshje me shkëlqim. Por një superyll botëror kishte një ide tjetër se çfarë mund të ishte një pamje festive.

Kjo nuk është tjetër veçse Beyonce dhe propozimi i saj me postimin e fundit në Instagram është shumë interesant por edhe befasues.

Këngëtarja dhe interpretuesja 42-vjeçare kishte veshur pantallona të shkurtra me temina ngjyrë shampanje të shtëpisë së modës Prada.

Ajo e ka kombinuar me një transparencë të bardhë dhe një gëzof të madh e të bollshëm në tonalitete elefanti. Këpucët e saj ishin një palë taka të bardha ndërsa për aksesorët zgjodhi një palë unaza të mëdha diamanti dhe një palë syze dielli të zeza me një siluetë sy cat. Ylli i muzikës dukej e mrekullueshme dhe shume seksi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)