VIDEO/ U tha se e tradhëtoi, reagon Harris: Amadea po gënjen...
Ndarja e Harris dhe Amadeas, çifit të spektaklit të dashurisë, “Love Island Albania”, është përfolur shumë.
Lajmin për ndarjen e tyre e ka bërë me dije vetë Amadean përmes një statusi në rrjetin social "Instagram".
Ky i fundit ka bërë një deklaratë tek emisioni “Rudina”, ku sqaron të gjithë ngjarjen.
Harris: "Faleminderit për këtë mesazh, por unë e di se çfarë ka ndodhur në atë situatë. Për vete dhe për fansat e di ishim mirë, por unë s’dua të flas për të shumë sepse unë e di se çfarë ka ndodhur. Çfarë po thotë ajo nuk është e vërtetë. Amadea e di pse e kemi mbyllur situatën, pasi unë kam pasur probleme këtu në Angli. Kam pasur punë dhe nuk kam pasur kohë të vi në Shqipëri. Nuk munda të shkoj në Paris se kam patur shumë gjëra për të bërë dhe i thashë që për ta bërë lidhjen e fortë duhet të kemi kohë për njëri-tjetrin. Unë i kam thënë që nuk kam kohë 100% të ta jap dhe e ka marrë për gjë të keqe. Çfarë ka shkruar ajo në Instagram nuk i jam përgjigjur sepse nuk ka ndodhur asgjë."
Ndërkohë edhe Amadea ka reaguar duke thënë:
"Sa qesharak janë disa njerëz shumë “busy” për kohë për lëpirje. Upsss."
View this post on Instagram

