Vajza që u bë virale në rrjete, mamaja e saj tregon si u prit nga publiku videoja

Blogerja, Dorela Koldashi ishte e ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për vajzën e saj të vogël që u bë virale në rrjetet sociale.

Koldashi tregoi se si u prit videoja nga publiku ku tregoi se ka marrë edhe 3.9 milionë shikime në Tik Tok.

‘’Përgjithësisht kanë qenë komente pozitive.

Njerëzit e kanë pëlqyer. Besoj se kanë pasur një lloj pozitiveti nga mëmyra si Megan flet.

Por mendoj se është video humoristike. Ka marrë 3.9 milionë klikime në Tik Tok'', tha ndër të tjera koldashi.