E spiunuan banorët e zonës, 20-vjeçari shqiptar kapet me 75 kg drogë në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2023, 14:56
Një 20 vjeçar shqiptar është arrestuar në Bergamo të Italisë për drogë.
Sipas mediave italiane, të riut i janë gjetur 75 kg drogë në një garazh pallati.
20 vjeçari rezulton pa dokumente në territorin italian dhe me precedentë penalë, pasi ishte arrestuar nëntorin e kaluar në Romë për posedim kokaine.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë raportuar në polici për vajtje-ardhje makinash dhe individësh me qëndrim të paqartë.
Pas kontrollit në garazh, policia gjeti sasinë e madhe të lëndës narkotike.
Efektivët e kapën mat teksa po ngarkonte në një makinë 60 kg hashash dhe rreth 15 kg marijuanë.
