VIDEO/ E përzuri nga lokali i tij, “çmendet” shqiptari në Itali, merr hanxharin dhe e sulmon pronarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (17 dhjetor) në Vetralla, pranë Romës.

Një shtetas shqiptar, në orët e para të pasdites ka shkuar në një lokal ku ka pirë një birrë të ofruar nga një i njohur.

Që në momentin që ai është futur në lokal ka qenë i alkoolizuar dhe pak më vonë ka nisur të ngacmojë klientët  e lokalit, duke detyruar  pronarin e lokalit t’i kërkonte që të largohej.

Shqiptari është larguar dhe sapo ka dalë te dera ka ulur pantallonat dhe i ka treguar organin gjinital të pranishmëve.

Pas këtij gjesti ai u largua, por do të kthehej sërish dy orë më vonë, duke tundur një hanxhar dhe duke tentuar ta godasë, por për fat të mirë, pronari arriti të shmangej dhe të merrte në dorë një karrige duke arritur ta largojë agresorin.