VIDEO/ Tërmeti vdekjeprurës në Kinë, pamje të frikshme nga momenti i lëkundjeve

Numri i viktimave nga  tërmeti  me magnitudë 6.2 në jugperëndim të Kinës kanë arritur në 118.

105 prej viktimave janë regjistruar në rajonin e Ganshu, ku ishte epiqendra e tërmetit, dhe 13 të tjerët në provincën fqinje Qingai.

Sipas të njëjtit raport, 550 janë të plagosur, 20 janë të zhdukur, ndërsa 5000 shtëpi vlerësohet të jenë dëmtuar.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në kushte ekstreme të motit, pasi temperaturat arrijnë deri në -15 gradë celsius.

Presidenti i Kinës,  Xi Jinping urdhëroi intensifikimin e kërkimeve të shpëtimit dhe kujdesiun urgjent për të lënduarit me qëllim minimizimin e viktimave.

4000 zjarrfikës, ushtarë dhe policë janë përfshirë në operacionin në zonat e prekura.

Rajoni ku goditi tërmeti me magnitudë 6.2 ka një histori lëkundjesh vdekjeprurëse, me më vdekjeprurësit në vitin 2008 kur një tërmet me magnitudë 8 në Sichuan vrau 70,000 njerëz.

Sichuan u godit nga një magnitudë 6.8 në vitin 2022 dhe 74 njerëz kishin vdekur deri atëherë.