Rezidenca luksoze e Paul Newman dhe Joan Woodward është në shitje për 7.99 milionë dollarë

Shtëpia në të cilën jetonte çifti magjepsës i Hollivudit, Paul Newman dhe Joan Woodward në fillim të viteve ’60 është në shitje për 7.99 milionë dollarë, sipas “The Hollywood Reporter”.

Në fakt, disa vite pas martesës së tyre në vitin 1958, ata u fotografuan në dhomën e ndenjjes së shtëpisë së tyre nga gazeta “New York Daily News”.

Pasuria, e cila ndodhet në kodrën e gjelbër të Beverly Hills, pranë Mulholland Drive, u ble në pranverën e vitit 2021 për 7.35 milionë dollarë nga vajza e shkrimtarit amerikan Michael Crichton, Taylor Anne (Taylor Anne Crichton).

Shtëpia e bardhë dykatëshe e stilit të Rilindjes Koloniale u ndërtua fillimisht në vitin 1937 dhe ka katër dhoma gjumi dhe pesë banja.

Arredimi i brendshëm është mbresëlënës me ngjyrën e bardhë që dominon dhe stilin modern duke i dhënë thjeshtësi dhe një ngrohtësi unike hapësirave të rrethuara nga dritare të mëdha. Pas shtëpisë bie në sy oborri prej druri me oxhakun e gurtë për relaksim dhe barbekju. Gjithashtu jashtë ka shumë pemë dhe shtigje për ecje, një pishinë me një banjë, një garazh dhe një fushë .