Momenti kur rrëshqitja e dheut bllokon rrugët pranë një liqeni në Itali (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023, 08:37
Një rrëshqitje dheu përfshiu një pjesë mali në liqenin Garda të Italisë. Kështu tregojnë edhe disa pamje që i kanë publikuar mediat italiane.
Rrëshqitja e dheut krijoi dallgë të mëdha dhe ndërpreu trafikun në rrugët pranë qytetit të Tremosine, raporton BBC.
Ekipet e shpëtimit u vendosën në vendngjarje, por zjarrfikësit italianë konfirmuan se askush nuk u lëndua nga incidenti.