Zgjedhjet në Serbi, Dodik refuzon të votojë brenda kabinës së fshehtë, nxjerr fletën e votimit para gazetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2023, 19:29
Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik ka votuar sot në Banja Llukë të Bosnjës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Serbi.
Megjithatë, Dodik këtë nuk e bëri në kabinën e rezervuar për votim, por në një tavolinë përballë gazetarëve të shumtë që patën rastin edhe ta filmonin.
Kamerat regjistruan momentin kur ai merr fletën e votimit dhe nuk futet në hapësirën e rezervuar për votim, siç edhe parashihet me ligj për të siguruar votimin e fshehtë.
Në vend të kësaj, ai e vendosi fletën e tij në tavolinë para vëzhguesve dhe ekipeve të shumta të gazetarëve, që të shihej se se çfarë kishte rrethuar.