VIDEO/ Gara me makina në autostradë, ja pamjet e aksidentit tragjik në Prizren
Tre të vdekur i ka konfirmuar Policia e Kosovës në aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur të shtunën, rreth orës 23:00, në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.
Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina në autostradën ''Ibrahim Rrugova'' afër Prizrenit.
Njëra nga veturat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik.
Të tre viktimat janë nga Gjakova, sikurse edhe drejtuesi i veturës që dyshohet se e shkaktoi atë.
Madje, njëri prej të vdekurve nga ky aksident është familjar i afërt me shoferin Arlind S.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po e përcjellin nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që për tre tjerë ishte fatal./Reporteri.net
