Ortek bore në Brezovicë, dyshohet se një person ka pësuar atak kardiak nga paniku

Mbrëmjen e kaluar Brezovica është goditur nga një ortek bore. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë vullnetarët nga Shoqata e Kosovës për kërkim dhe shpëtim.

Kjo shoqatë ka treguar se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Megjithatë dyshohet se një person ka pësuar sulm kardiak nga paniku, dhe është dërguar në spital.