Koci: Serbia mohon shtetësinë e Kosovës, hedh poshtë marrëveshjen e Ohrit
Analisti, Melazim Koci në një intervistë në Ora News foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryeministrja e Serbisë ka dërguar një letër përfaqësuesve të BE-së duke thënë se do vendosë Serbia ‘’vija të kuqe’’. Koci u shpreh se në dialogun e zhvilluar Serbia hedh poshtë marrëvedhjen e Ohrit dhe mohon shtetësinë e Kosovës.
‘’Është kthesë dramatike në raportet Kosovë-Serbi përkatesisht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Për herë të parë Serbia hapur përmes asaj letre që i është dërguar BE-së të mërkurën, mohon shtetësinë e Kosovës gjë të cilën e ka bërë edhe më parë.
Tani nuk njeh integritetin territorial të Kosovës, hedh poshtë marrëvedhjen e Ohrit dhe pohon gjitashtu se nuk do të bëjë as njohjen de jure as njohjen de facto të Kosovës që ishte paraparë me marrëveshjen e Ohrit.
Kjo është një kthesë e papritur’’, tha ndër të tjera Koci.
