Ukaj: Kosova më e sigurt pas sulmit në veri, është shtuar prezenca e NATO-s dhe policisë

Në një intervistë me Ora News, analisti Fidan Ukaj u shpreh se adresimi vjetor i Vjosa Osmanit në kuvend kishte një bojkotim nga opozita.

Ai shtoi se sa i takon sigurisë Kosova pas sulmit të shatorit gjendet më e sigurt për shkak të shtimit të trupave të NATOS ne veri.

Ukaj: Adresimi vjetor i Vjosa Osmanit në kuvend kishte një bojkotim nga opozita. Mendoj se ka qenë një qasje e gabueshme edhe pse ajo nuk ka qenë mbi palët politike, partitë e tjera duhet të kishin qëndruar në kuvend. Sa i takon sigurisë Kosova pas sulmit të shatorit gjendet më e sigurt për shkak të shtimit të trupave të NATOS ne veri. Shto këtu edhe blerjet që janë bërë në raport me ushtrinë dhe sigurinë.