Mjaltin më i rrallë në botë, konsiderohet si elikziri i shëndetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2023, 19:20
Mjalti më i rrallë në botë prodhohet nga bima manuka.
Ky produkt prodhohet vetëm në një ishull të largët të Zelandës së Re, mund të transportohet vetëm me helikopter dhe një kavanoz i vogël që mban vetëm 230 gramë prej tij, kushton rreth 2000 euro.
Ky mjaltë konsiderohet si elikziri i shëndetit dhe mund të konsumohet si çdo mjaltë tjetër: duke lyer bukën ose duke e hedhur në çaj.
