Jennifer Aniston zbulon se si është të luash skena erotike në moshën 54-vjeçare

Aktorja me famë botërore, Jennifer Aniston, interpreton me Jon Hamm në sezonin e tretë të programit të saj “Apple TV+ The Morning Shoë” dhe te dy shihen në një nga episode, në skena mjaft intime me njëri-tjetrin.

Skena ishte e nxehtë, teksa Aniston krejtësisht e zhveshur rrotullohej ne shtrat me aktorin e “Mad Men”, qe vendos duart mbi gjoksin e saj.

Në numrin e ri të “Variety”, Aniston i tha bashkëpunëtores së saj në “Morning Show”, Reese Witherspoon, se e pyetën nëse ndihej mirë duke xhiruar këto skena. “Ata na pyetën nëse donim një koordinator të intimitetit. Unë vij nga kohëra te lashta, kështu që thashë: “Çfarë do të thotë kjo?” Ata thanë: “Aty ku dikush të pyet nëse je mirë” dhe unë them, “Të lutem, kjo është e sikletshme mjaftueshëm”,-u shpreh aktorja.

“Ne jemi të rritur, mund ta kuptojmë këtë”-i tha Reese Jennifer. Aniston është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar nga divorci i prindërve të saj. Duke folur për revistën “WSJ”, Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.

“Të shikoja marrëdhënien e familjes sime nuk më bëri të thoja “oh, mezi pres ta bëj edhe këtë”. Për mua, marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë pak të vështira. Isha vërtet e vetmuar”, u shpreh aktorja.

Së fundmi, ylli i serialit “Friends” ka shprehur se ka filluar të ndiejë bezdi nga çdo kompliment që merr. Në një intervistë të fundit për "Vogue", aktorja ka zbuluar se cilin prej komplimenteve urren më shumë. Ajo tregon se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj.