Çfarë mund të shkaktojë përdorimi i telefonave celular në tualet?

Një studim zbuloi se 6 nga 10 njerëz, veçanërisht individët më të rinj, përdorin telefonat e tyre në tualet, kryesisht për mediet sociale ose për tu informuar me lajmet e fundit.

Megjithatë, ky zakon mund të çojë që telefonat të bëhen baza e rritjes së baktereve dhe patogjenëve të dëmshëm, duke shkaktuar potencialisht infeksione.

Studimi thekson se telefonat  mund të mbajnë më shumë mikrobe sesa ndenjëset e tualetit, me mikrobet që mbijetojnë në ekrane deri në 28 ditë.

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e kontaminimit të kryqëzuar midis sipërfaqeve të përbashkëta dhe telefonave, duke çuar në infeksione të ndryshme.

Shmangia e përdorimit të telefonave në tualet këshillohet për t’i dhënë përparësi higjienës dhe për të parandaluar përhapjen e mikrobeve të dëmshme që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.