14 vite më e madhe se partneri, Sienna Miller: Mes nesh ka vetëm...

Aktorja e njohur, Sienna Miller ka zbuluar se është në pritje të një vajze me partnerin e saj Oli Green, 14 vite më të ri. Artistja 41-vjeçare e zbuloi lajmin e ëmbël në një intervistë për “Vogue”.

Në intervistë, Sienna ka thënë se ajo ka luftuar paragjykimet e saj për të qenë një nënë në këtë moshë. “Do të doja të arrija në një pikë ku nuk ndjeja nevojën të bëja shaka me të qenit më e vjetër dhe të kem një fëmijë”, tha ajo.

Sienna realizoi me “Vogue” edhe një set fotografik, ku ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur. Në një prej fotove ajo shihet edhe me të dashurin e saj Oli.

E pyetur për diferencën e moshës që ata kanë, Miller tha: "Nuk ka pasur asgjë përveç dashurisë dhe gëzimit në marrëdhënien tonë."

Aktorja, e cila më parë ishte në një lidhje afatgjatë me Jude Law konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë në gusht.

Sienna dhe 27-vjeçari janë në lidhje që nga viti 2021. Aktorja është nënë e një vajze Marlowe, 10-vjeçe, nga martesa me Tom Sturridge, me të cilin u divorcua në dhjetor të vitit 2020.