Lufta Izrael-Hamas, këshilltari i Biden në Izrael: Të ndryshojnë operacionet në Gaza
Pas paralajmërimeve të herë pas hershme që SHBA i ka bërë Izraleit për t’u treguar më e kujdeshsme ndaj civilë gjatë lufës së saj me terroristët e Hamas, Jake Sullivan ka marrë rrugën për t'u takuar me kryeministrin izraelit.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan viiton Izraelin, ku do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe anëtarët e kabinetit të luftës.
Bisedimet pasojnë paralajmërimet nga aleati më i ngushtë i Izraelit, SHBA, për mënyrën se si po e zhvillon luftën me Hamasin.
Mendohet diskutimet do të përqëndrohen mbi nevojën për më shumë sulme të kujdesshme dhe të sakta kundër objektivave në Gaza.
Sullivan pritet t'i nxisë udhëheqësit izraelitë "të ndryshojnë mënyrën dhe intensitetin e operacioneve”.
Një ditë më parë këshilltari zhvilloi bisedime me princin saudit Mohammed bin Salman ku diskutuan krijimin e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
Negociatat e SHBA-së që synonin normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite u ndërprenë nga sulmet e 7 tetorit, por raportohet se të gjitha palët duan të ringjallin marrëveshjen në të ardhmen.
Duke reaguar ndaj thirrjeve në rritje ndërkombëtare për një armëpushim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha ushtarëve në Gaza: "Ne do të vazhdojmë derisa Hamasi të asgjësohet... Asgjë nuk do të na ndalojë"
Gjatë 24 orëve të fundit ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi, thotë se sulmet ajrore izraelite herët në mëngjesin e së enjtes vranë të paktën 19 persona.
Hamasi depërtoi perimetrin e mbrojtur të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 240 - disa prej të cilëve u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër.
18,600 njerëz janë vrarë dhe 50,000 janë plagosur në enklavë që nga fillimi i luftës.


