Izraeli kryen një sërë sulmesh ajrore në Gazën jugore

Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, deklaroi se forcat ajrore të vendit po nisin sulme në Shujayea, Jabalia dhe në Khan Younis të Gazës jugore për të mbështetur trupat tokësore.

Në fjalën e tij, Hagari tha gjithashtu se forcat izraelite në veri filluan disa sulme ndaj “objektivave të Hezbollahut” në Libanin jugor, shkruan Al Jazzera. 

“Ne po punojmë me një numër të madh forcash brenda Gazës. Ndërsa sulmet dhe përleshjet intensifikohen, ne parashikojmë një numër më të madh vdekjesh dhe lëndimesh

. Brigada e këmbësorisë Golani tani po lufton në Shujaiya dhe ka një hetim për vrasjen e ushtarëve. Ka disa metoda që janë duke u testuar për trajtimin e tuneleve të Gazës, por ne nuk do të zbulojmë detaje”, theksoi ai.