Specialja zyrtarizon lirimin e Nasim Haradinajt, por me disa kushte

Gjykata Speciale ka marrë vendim për lirimin nga burgu të ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Lirimi i tij është bërë me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Kështu është bërë e ditur edhe në njoftimin e lëshuar për media nga kjo gjykatë.

“Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e Nasim Haradinaj për lirimin e tij më 14 dhjetor 2023, ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj”, thuhet në njoftim.