ÇFARË PO NDODH? Vodafone “mbyll” telefonat, mijëra klientë e kanë të pamundur komunikimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2023, 13:14
Shërbimi telefonik i kompanisë celulare “Vodafone” prej mëngjesit të sotëm funksionon me probleme,. përdoruesit nuk aksesojnë dot, ose aksesojnw me probleme shërbimet e komunikimit
Probleme janë shfaqur në të gjithë Shqipërinë duke shkaktuar pakënaqësi te klientët, për shkak se i ka prekur në punën e tyre të përditshme.
Ndërkohë e kontaktuar nga klientët e saj “Vodafone” nuk denjon as të bëjë një sqarim për atë çfarë po ndodh me rrjetin e saj trë shërbimeve
Gjatë mesditës, “Ora News” tentoi të kontaktojë një numër telefoni të afishuar nga Vodafone, por rezultoi i fikur.
