Rreziqet nga Inteligjenca Artificiale, eksperti i IT-së: Duhet kujdes, nuk përdorim të njëjtin sistem në ChatGPT...

Inteligjenca Artificiale është shpikja më e rëndësishme teknologjike, e cila përtej risive dhe problematikave, nga qeveria po shihet si një zgjidhje e problemeve në shërbim, madje dhe si mjet i përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë.

I ftuar në studion e "Ora News", për të folur rreth kësaj teme, ka qenë eksperti i IT-së Erion Demiri.

I pyetur se si po evulon Inteligjenca Artificiale dhe se a mundet kjo risi të përdoret për adoptimet ligjore për të cilat flet edhe vetë kryeministri, Edi Rama, Demiri tha:

“Fillimisht duhet të kemi parasysh, që vitet e fundit kemi pasur zhvillime të mëdha në këtë fushë, pra që nga fundi i nëntorit 2022 ne patëm dhënien e mundësisë në publik të përdorimit të “ChatGPT”, që është një akses në një sistem mjaft të avancuar të Inteligjencës Artificiale dhe gjatë gjithë këtij viti ne kemi pasur daljen e një sasie shërbimesh gati çdo javë.

Nga ana legjislative ne kemi pasur takime, diskutime të mëdha, pra mund të themi që po ecim me hapa shumë të shpejtë.

Disa ditë më parë, ne patëm një deklaratë nga kryeministrin, i cili tha që “ne kemi dialoguar direkt me kompaninë që është pas “ChatGPT”, që është “Open AI”, dhe do ta përdorim meqënëse në shumë shërbime nuk bëhet fjalë vetëm për përkthimin e këtyre dokumentave, pra të legjislacinit për tu bashkuar në BE, por edhe për shumë shërbime të tjera.”

Në këtë moment asgjë nuk mund të quhet e pamundur, pasi në çastin që ne kemi një ndryshim kaq të madh dita ditës, megjithëse në këtë moment mund të duket e çuditshme, nuk diskutohet që mundësitë teknike mund të jenë disa gjëra që ne nuk janë bërë të qarta.“Open AI” na ka njohur me “ChatGPT”,  teksa ne e përdorim edhe falas.

Kryeministri iu referua “ChatGPT” meqë është një emër i njohur nga publiku, por duhet të kemi parasysh që nuk bëhet fjalë për Chat Gpt që njohim ne.

Mund të jepet përshtypje e gabuar, meqënëse qeveria dhe institucionet po përdorin “ChatGPT”, atë kemi mundësi ta aksesojmë ne, dhe ne kemi mundësi të bëjmë gjëra të avancuara me të.

Nuk bëhet fjalë për të njëjtin sistem që aksesojnë të gjithë njerëzit e thjeshtë, pra duhet të jemi të kujdessheëm me përdorimin e "ChatGPT" për punën tonë të përditshme.”, u shpreh eksperti i IT-së Erion Demiri.