Do të gjykojnë Atalantën e Gjimshitit dhe Qarabagun e Xhixhës, ja gjyqtarët shqiptarë që do arbitrojnë në Europa League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2023, 17:29
Të enjten rikthehet Liga e Europës ku do të luajë ndeshjet e vlefshme për raundin e 6-të në fazën e grupeve.
Në orën 18:45 do të luhet dueli mes Karabagut dhe Haken, në grupin H.
Arbitri kryesor do të jetë Juxhin Xhaja ndërsa asistentët e tij Dojando Myftari dhe Rejdi Avdo.
Gjyqtari i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj.
Kështu arbitrat shqiptar do të gjykojnë Redon Xhixhën, ish-sulmuesin e Tiranës.
Ndërsa në orën 21:00 Atalanta do të sfidojë në transfertë Rakov në grupin D.
Kapiteni i Kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti do të gjykohet nga Enea Jorgji.
Asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çoka.
Florian Lata do të jetë arbitri i katërt.


