Shkrumbohet “Range Rover-i” në Shkodër, makina në pronësi të një 58-vjeçari banues në Amerikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2023, 11:46
Një automjet është djegur pjesërisht në orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Mësohet se automjeti tip “Range Rover” është në pronësi të 58-vjeçarit banues në Amerikë.
Sakaq grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
