Seanca për Incineratorin e Tiranës, Koka në GJKKO: Jam viktimë e Saliut, akuzat janë ngitur mbi bazën e opinionit publik e mediatik

Gjatë fjalës së tij në seancën ku GJKKO do caktojë masat për të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se akuzat ndaj tij dhe stafit janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik.

Ora News ka siguruar dëshminë ku Koka e konsideroi veten si “viktimë” të Berishës. 

“Kërkoj ndjesë gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin.

Akuzat janë ngritur mbi bazç të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”, është shprehur Koka.