VIDEO/ Ylli tallet me të kaluarën e Azemit: Babi më ka rrahur shumë...
Dy nga banorët e spektaklit televiziv "BBVK2", Azemi dhe Ylli, mbrëmjen e djeshme kanë debatuar me tone të larta.
Ishte Ylli ai ka që ka nisur i pari debatin teksa imiton Azemin, kur ka treguar një pjesë nga e kaluara e tij dhe dhunën që ka përjetuar nga i ati.
Ylli tallet me këtë fakt dhe e përdor si dobësi kundrejt Azemit.
Ylli: "Po më dridhen këmbët, më ka rrahur babi shumë."
Azemi ja kthen duke i thënë që ai është dridhur nga frika kur ka parë gruan e tij në shtëpi pas atyre gjërave që ka bërë.
Një pjesë nga biseda:
Azemi: Mos më thuaj mua gjëra për femra kur ti dridhesh vetë.
Ylli: Edhe ti s’duhet ta përmendësh gruan time.
Azemi: Ti po përmend emra që për mua janë me vlerë.
Ylli: Babi më ka rrahur shumë. E përmend unë të kaluarën tënde sepse përmende gruan time.
View this post on Instagram


