VIDEO/ Një djalë i prek dorën, nervozohet i dashuri i Dafina Zeqirit

Që pas bërjes publike të marrëdhënies së tyre, këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji nuk ndahen nga njëri-tjetri.

Duket se partneri i saj e shoqëron Dafinën në çdo koncert.

Artistja vijon të ketë një axhendë tepër të ngarkuar me koncerte, si brenda edhe jashtë Shqipërisë.

Së fundmi, një episod aspak i këndëshëm ka ndodhur në një prej koncerteve të këngëtares, të dhënë në Zvicër, ku një admirues ka tentuar t’i prekë dorën ndërkohë që ajo ka qenë duke kënduar në skenë.

Sigurisht që kjo situata nuk i ka pëlqyer aspak të dashurit të artistes, i cili është drejtuar menjëherë duke i bërtitur personit me zë të lartë dhe shumë i nevrikosur.

Dafina nuk ka ndalur performancën e saj dhe ka vijuar të këndojë, duke mos i kushtuar aspak rëndësi situatës së krijuar.